Balla nga Lushnja: Presidenti, jo nga PS! Meta ishte zgjedhja më e gabuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla nga Lushnja: Presidenti, jo nga PS! Meta ishte zgjedhja më e gabuar

Nga Lushnja ku ishte i pranishëm në ceremoninë e homazheve në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, Taulant Balla foli edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

 

Për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtuesi politik i Qarkut të Fierit tha se një President i mirë duhet të jetë një emër që të pranohet nga gjithë shqiptarët.

 

Advertisement

” Mendoj që një President nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thënë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë nje president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse keshtu e ka përcaktuar Kushtetuata, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet.

 

Balla konfirmoi se raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të zhvillohet më 16 Maj.

 

Advertisement

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë16 Maj dhe unë besoj që koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlametare të opozitës për t’i dhenë Shqipërisë një President të të gjithë shqiptarëve.”  –  deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy