Banesa u shkrumbua nga zjarri/ Mbetet në qiell të hapur familja me 7 anëtarë në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banesa u shkrumbua nga zjarri/ Mbetet në qiell të hapur familja me 7 anëtarë në Fier

Banesa qe u shkrumbua këtë të diel në lagjen Xhemaj në Cakran të Fierit, ka lënë në qiell të hapur familjen 7-anëtarëshe që jetonte në të.

 

 

Kryefamiljari Adil Muskaj tregon se shkak i zjarrit ishte një shkëndije elektrike teksa pohon se të gjitha orenditë tashmë janë djegur.

Advertisement

Familjes Muskaj, i janë gjendur pranë fqinjët e të afërmit të cilët pohojnë se do t’i ndihmojnë sa të munden teksa, apelojnë për ndihmë nga institucionet përgjegjëse.

Në momentin e rënies se zjarrit në banesë ndodhej mbesa e Adilit, i cili ndërhyri menjeherë për ta nxjerrë nga banesa ndërkohë që flakët u përhapen menjëherë në të gjithë ambjentin. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, orenditë u shkrumbuan tërësisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy