
Lulzim Basha ka vijuar takimet në terren, duke u ndalur në Njësinë 9 në Tiranë për të biseduar me pronarët e bizneseve dhe qytetarë në këtë zonë.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
AdvertisementDhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.
Basha prezantoi dhe disa nga shtyllat kryesore të programit të Partisë Demokratike.
Lulzim BashaAdvertisementNe do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.
Kreu demokrat u shpreh se ai nuk vjen me premtime, por me plan pune dhe se në 25 Prill është dita e betejës për të gjithë Shqipërinë.