Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit. Gjatë kontrolleve në një lokal është kapur një person duke vënë baste sportive, i cili po ashtu është arrestuar nga uniformat blu.

 

Policia njofton se ka sekuestruar dy celularë në cilësinë e provës materiale, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë administratorin e lokalit.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin P. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që po vinte baste sportive me celular”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për një 28-vjeçar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të operacionit, ka rezultuar se fshihte të ardhurat e përfituara nga lokali i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.