Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
I riu i identifikuar si D.B., u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën “Enriko Telini”.
Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.