Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit/ Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit/ Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi akuzohet për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave” në pranga ra shtetasi me inicialet P. A., 45 vjeç për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën “Petrit Radovicka”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy