Baste sportive përmes celularit/ Arrestohet 39-vjeçari në Sarandë, procedohet administratori i lokalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Baste sportive përmes celularit/ Arrestohet 39-vjeçari në Sarandë, procedohet administratori i lokalit

Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast paligjshmërie të lojërave të fatit. Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit në një lokal.

 

Gjithashtu u porcedua në gjendje të lirë edhe administratori i lokalit.

 

Advertisement

“E. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në lokalin e shtetasit E. L, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetastin E. L., 33 vjeç, pronari i lokalit, ku u konstatua kjo veprimtari e jashtëligjshme”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy