BE: Depolitizimi është thelbësor. Gonzato kërkon Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Depolitizimi është thelbësor. Gonzato kërkon Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse

Reforma zgjedhore ka një rëndësi themelore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ambasadori i unionit në Tiranë, Silvio Gonzato i cili gjatë prezantimit të projektit të ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri” kërkoi bashkëpunim dhe ndryshime gjithpërfshirëse në ligjin elektoral.

“Reforma Zgjedhore përfaqëson një hap të mirë drejt integritetit zgjedhor. Nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet një produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Depolitizimi është thelbësor. Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe zotimit që ka Shqipëria në grup kapitullin e parë për anëtarësimin në BE, e para që hapet dhe e fundit që mbyllet”, tha Gonzato.

Ndryshe nga diplomati i BE, kryekomisioneri Ilirian Celibashi u tregua më specifik në ndryshimet që duhet të kryhen në mënyrë që vendi ynë të përparojë në procesin e zgjedhjeve.

“Të punojnë për këtë çështje që është trajnimi i administratës zgjedhore. Kemi vuajtur prej vitesh që administrata zgjedhore në vend, pas çdo përpjekje, asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë e votuesve për të performuar në mënyrë profesionale dhe transparente. Nuk them që partitë politike të zhvishen tërësisht nga interesi dhe mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo si sot që 100% procesi administrohet prej tyre. Kur ne të jemi dakordësuar kur të kemi një trupë gati për përhershme, të lind nevoja që të punohet për trajnimin e duhur të kësaj trupe apo kushdo që angazhohet”, deklaroi Celibashi.

Advertisement

Në kuvendi pritet të nisë punë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore së shpejti ndërsa do të adresohen një sërë rekomandimesh të aktorëve të jashtëm por edhe të institucioneve.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy