Begaj pret ambasadoren Hohmann: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj pret ambasadoren Hohmann: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e BE në Tiranë, Christiane Hohmann.

 

Hohmann i ka dorëzuar Presidentit raportin e progresit të Shqipërisë.

 

Advertisement

Teksa ka vlerësuar mbështetjen nga vendet e BE dhe Këshilli Europian, Begaj shkruan se anëtarësimi mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë.

 

“Prita sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann dhe u njoha me raportin e progresit për Shqipërinë. Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit, konfirmova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet një prioritet strategjik i dhe objektiv i pandryshueshëm. Ky raport do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend. Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita është e domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.”– shkruan presidenti Begaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy