
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK.
“Isha për një çështje në hetim, proces që besoj dhe jam shpresëplotë se do bazohet në transparencë dhe llogaridhënie”, tha Balluku për mediat.
Balluku u shoqërua në Prokurori nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra e saj.
Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv
Advertisement
     
 
 
 
