
Zëvendës kryeministrja Belinda balluku, njëherësh Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Para se të hynte në SPAK, ajo refuzoi të komentonte për mediat arsyet e thirrjes së saj në SPAK.
Balluku ndodhet në Prokurori e shoqëruar nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra e saj.
Advertisement
    Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv
 
 
 
 
