Ish kryeministri Sali Berisha ndonëse me një rezultat aspak pozitiv ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, për të cilën thekson se e ka karakterizuar fushatën elektroale nga dhuna dhe terrori ndaj kandidatëve të tij.

 

Në krah me Salvador Kaçin, Berisha komentoi pretendimet e këtij të fundit se është kërcënuar me armë nga persona të paidentifikuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha thekson se janë bandat e Pjerin Ndreut ata që kanë organizuar këtë atentat të dështuar nda ish kreut të Shëngjinit, ndërsa shton se për këtë akuza ka fakte.

 

“Fushata elektorale është karakterizuar nga akte dhune, terrori të papara ndaj përfaqësuesve zyrtarëve, deputetëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, PD.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar cdo akt terrori, cdo përpjekje masive për blerje të votave, deri në oferta thuhej sa euro don për votën. Por këto janë të dokumentuara dhe për këto ne kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtare, kemi informuar KQZ dhe organet.

 

Sot dola për një rast kriminal, ku Salvador Kaçi, një eksponentë i PD në Lezhë, njeri me reputacion, e kanë ndjekur dy makina pa targa ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet dhe shoferin. Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvadorit, një ish gardist i sporovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe ti bëjë të pasigurt në kryerjen e atentatit të tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata i kanë ndjekur me armë në dorë me qëllim që ti vrisnin, por nuk kanë arritur. Të gjitha këto janë të filmuara.

 

Dje dhe pardje bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar, zonë pas zone rrethin e Lezhës. I kemi edhe të filmuara. I kanë bërë nën shoqërinë e policisë, e cila kalonte afër dhe nuk i thoshte asgjë, duke bërë sigurimin e banditëve. Kjo ka qenë situata në Lezhë që përfundoi në përpjekjen e eliminimit fizik të Kaçajt me djalin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky atentat i dështuar ndaj Kacajt është vepër e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut”, tha Berisha.