Terrori në lokal/ Reagon Berisha: Rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrori në lokal/ Reagon Berisha: Rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij

Sali Berisha reagoi pas ngjarjes së rëndë që tronditi këtë të martë Tiranën, ku nga të shtenat me armë në zonën e Don Boskos u shënua deri tani një i vrarë dhe katër të plagosur.

 

Ish-kryeministri shkruan në faqen e tij në facebook se rendi ne narkoshtet eshte ne duart e bandave te tij.

 

Advertisement

 

Miq, mediat njoftojne se rreth ores 16:00 ne Don Bosko u qellua me bresheri kallashi drejt nje lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur kater qytetare te tjere!Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narkoplocia do na njoftoj se gjeti diku nje makine te djegur. Kurse kreu i meduzes do mburret se rendi eshte i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E verteta eshte se ne narkoshtet ligji dhe rendi jane ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverine!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy