Në garë përballë Pjerin Ndreut në 14 maj/ Gjoni rendit problemet në Bashkinë e Lezhës, ja programi i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në garë përballë Pjerin Ndreut në 14 maj/ Gjoni rendit problemet në Bashkinë e Lezhës, ja programi i tij

Pashk Gjoni është kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Lezhës, i cili do të kërkojë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Gjoni ka thënë se takimet me banorët kanë nisur që në datën 4 dhjetor, kur edhe emri i tij u miratua nga demokratëy në procesin e primareve.

 

Advertisement

“Duke u nisur nga një fushatë që ka filluar pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit, kemi nisur takimet dhe biseadt me banorët për tu bërë të qartë programin dhe vizionin tonë. Një bashki që do ishte transparente dhe nuk do ishte arrogante.

 

Programi për turizmin, për zhvillimin e bujqësisë, anti përmbytjen, programi për kulturën e sportin e disa risi të tjera që lezhjanët i meritojën”.

 

Advertisement

 

Gjoni tha se Lezha ka disa emergjenca, por më kryesoret mbeten përmbytjet dhe turizmi.

 

“Emergjenca më e madhe që po prek qytetin e Lezhës është përmbytja, që vjen me pak reshje, ose në pak minuta reshje. Disa zona janë nën ujë. Ka vite që hidrovori i Balldremit ngrihet në alarm, që nuk funksionon.

Advertisement

 

Për të ardhur nga Tirana në Lezhë në pikun e verës duhen mbi tre orë. Hyrja e Shëngjinit është e njëjtë me fshatin më të humbur. Të vish nga Shëngjini në Lezhë në pikun e sezonit është disa orë. Turistë vijnë nga gjithë trevat. Kjo është një menaxhim i keq me dashje. Në plazhe nuk ke asnjë tabelë që të orientojnë pushuesit. Në mes të sezonit bëjnë shtrime në rrugë. Ky është një sabotim i turizmit. Bashkia mund ta bëj këtë edhe me fondet e saj”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy