
Sali Berisha akuzon qeverinë dhe kreun e saj Edi Rama se kanë fshehur për më shumë se 6 javë qarkullimin prej më shumë se 6 javësh te variantit britanik në Shqipëri.
Sipas ish kryeministrit, raporton Vizion Plus, ky mutacion I Covid që është dy herë më shumë vdekjeprures u mbajt I fshehte nga Rama dhe Manastirliu ndryshe nga sa bënë vendet fqinje.
E gjitha kjo sipas Berishës u bë për arsye elektorale.
Nje krim i shemtuar shteteror!
Miq, Xhahili Surrelit, Ndrikull Hajnia fshehen per shkaqe elektorale prej 6 javeve variantin britanik, i cili eshte faktuar dy here me vdekjeprures dhe shume me infektues se sa varjanti i zakonshem i covid 19.
Nderkohe qe Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi deklaruan brenda javes pranine e variantit britanik ne keto vende, kjo dyshe kriminale e mbajti te fshehur per qellime elektorale per 6 jave pranine e tij ne Shqiperi.
AdvertisementÇdo vend tjeter paperjashtim shfaqjen e ketij virusi e shoqeroi me masa te rrepta per kufizimin e perhapjes se tij kurse dyshja famezeze Xhahili i Surrelit – ndrikull Hajnia masa e vetme qe moren eshte fshehja per jave te tera per motive elektorale e pranise se tij ne Shqiperi me pasoja vdekjen e qindra e qindra qytetareve nga ky virus dy here me vrases se sa virusi i zakonshem.
Ata njoftuan vetem dje pranine e virusit ne Shqiperi duke mos shtuar asnje mase per mbrojtjen e qytetareve nga perhapja e tij por njoftimin e tyre e shoqeruan me lajmin se sot ne Shqiperi mberrijne 38000 doza vaksine Astra Zeneca, te cilen e ndaluan per shkak te vdekjeve qe shkakton 6 vende te Europes.