Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë fjalën në kuvend për të diskutuar në lidhje me projekt-ligjin për Portin e Durrësit.

Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po mbush xhepat e tij duke shkatërruar vendin teksa u shpreh se investimi në portin e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç.

 

Kryedemokrati theksoi se pas kësaj afere qëndrojnë vëllezërit Kariç, që sipas tij janë të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit.

Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën.”