Porti i Durrësit/ Berisha vijon me denoncimet: Ka bashkëpunim të gangsterëve politik të rajonit me ata të Putin në Bjellorusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i Durrësit/ Berisha vijon me denoncimet: Ka bashkëpunim të gangsterëve politik të rajonit me ata të Putin në Bjellorusi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sërish aferën e Portit të Durrësit.

 

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha deklaroi se në këtë aferë multi miliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politik të rajonit me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi

 

Advertisement

“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama-Alababr përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Siç e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të Portit më të rëndësishëm të Shqipërisë, mafies më të rrezikshme Edi Rama, Bratia Kariç dhe Vuçiç prapa tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.

 

Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit. Në këtë aferë multi miliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politik të rajonit me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi. Edi Rama do me çdo kusht të dominojë me interesat e tij familjare mbi interesat e shoqërisë shqiptare mbi interesat e vendit dhe kombit”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy