
Pasi zhvilloi takime në qëndrat e qarqeve, tanimë Sali Berisha do të spostojë “Foltoren” edhe në disa qytete të tjera të rëndësishme të vendit.
Faza e dytë e takimit m,e bazën demokratë do të nis me një bastion të kësaj force politike.
Berisha njoftoi në profiling e tij në facebook, se të martën në orën 17:00 ai do të shkojë në Kavajë.
Neser diten e marte me daten 26 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Kavajes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!
Pak ditë më parë Berisha paralajmëroi gjithashtu se brenda një kohe të shkurter do të publikoje ditën kur do të kërkohet mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD, ditë për të cilën ai dhe stafi I vet ka punuar këtë kohe duke mbledhur firmat e duhura të delegateve.