
“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë zbatuar ligjin”. Kështu deklaroi kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliajn.
Sipas Berishës, vendimi i Kushtetueses, ishte një dhuratë nga kryeministri Edi Rama për Veliajn.
“E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.
Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim“, tha Berisha./vizionplus.tv