Berisha vlerëson Primaret: Sot u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha vlerëson Primaret: Sot u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri

Sali Berisha doli në një konference për shtyp mbrëmjen e të dieles për të vlerësuar procesin e Primareve, të cilat u zhvilluan në të gjitha deget e selisë blu në mbarë vendin.

 

Sipas kryedemokratit, Primaret rruga e vetme për t’i dhënë pushtetin simpatizantëve dhe  demokratëve.

 

Advertisement

Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të 4 anët e vendit, për kandidatët për kandidatët për qytetarë të parë të bashkive. Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme.Me angazhimin e tyre, e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Të falënderoj shumë të gjitha strukturat e PD-së në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në angazhimin sot të këtij procesi. Falënderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos sot. Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.

 

Berisha tha se përmes këtij procesi u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri

 

Advertisement

 

Në këtë kontekst unë kam bindjen se çdo anëtar dhe anëtare e PD-së, simpatizantë të saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, më të motivuar, se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendosë të saj. Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra, vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, ç’ka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy