minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Biden s’e ftoi në Samitin për Demokracinë, Vuçiç: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’i bërë qejfin dikujt - Struga.info


Biden s’e ftoi në Samitin për Demokracinë, Vuçiç: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’i bërë qejfin dikujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden s’e ftoi në Samitin për Demokracinë, Vuçiç: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’i bërë qejfin dikujt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin se Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë ftuar në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden, tha se ai nuk dëshiron t’i prish marrëdhëniet me Rusinë, Kinën e vende të tjera për t’i bërë lajka dikujt për t’u futur në listë.

“Të gjithë kanë të drejtë të thërrasin dhe ta vlerësojnë demokracinë e të tjerëve si të duan”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se detyra e tij është t’i ndihmojë qytetarët e Serbisë, “e jo Amerikën apo ndonjë shtet tjetër”.

Mediumi amerikan, POLITICO ka zbuluar një listë që dëshmon mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mes shteteve të ftuara për Samitin për Demokracinë, të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden.

Për dallim prej këtyre të triave, vende tjera të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e të ftuarve.

Në një deklaratë të 11 gushtit, Shtëpia e Bardhë njoftonte organizimin e një “Samiti për Demokracinë” më 9-10 dhjetor./ Gazeta Ekspres

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy