Bild: Angela Merkel, një nga gratë më të urryera në Greqi zbarkon në Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bild: Angela Merkel, një nga gratë më të urryera në Greqi zbarkon në Athinë

“Një nga gratë më të urryera në Greqi do të jetë këtë të enjte në Athinë”, kështu shkruan prestigjiozja ‘Bild’ në një artikull kushtuar vizitës së kancelares Angela Merkel në këtë shtet.

Sipas gazetës gjermane, kancelarja gjermane është në listën e tre personave më të urryer pas Aldof Hitlerit dhe Ëolfgang Shcieble.

Merkel do të mbajë sot një takim në Athinë në një nga vizitat e saj të fundit si kryetare e Republikës Federale të Gjermanisë, duke pranuar ftesën e kryeministrit, grek Kyriakos Mitsotakis.

Merkel është ende e urryer në Greqi , kryesisht për shkak të krizës së euros. Më 23 prill 2010, kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Giorgos Papandreou shpalli falimentimin në ishullin Kastelorizo!

Advertisement

Që atëherë, BE e ka shpëtuar vendin e falimentuar me tre paketa shpëtimi dhe dy anulime borxhesh, shkruan Bild. Gjithashtu një tjetër krizë ishte ajo e refugjatëve e vitit 2015.

Ndërkohë kjo vizitë dyditore në Greqi është një shenjë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve në një kohë tranzicioni, megjithëse Berlini pret të vazhdojë rolin e tij ndërmjetësues, kryesisht në fushën e marrëdhënieve greko-turke, shkruajnë Bild.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy