“Britania e interesuar për investime në Tiranë”/ Veliaj pret të dërguarin e Johnson

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Britania e interesuar për investime në Tiranë”/ Veliaj pret të dërguarin e Johnson

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe. Veliaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Britania ka dhënë për vendin tonë ndër vite.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

“Marrëdhënia e veçantë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është përtej dy krahëve të politikës. I dërguari special i Kryeministrit Boris Xhonson për Ballkanin është këtu për të fuqizuar marrëdhëniet tregtare, qofte ne industritë kreative, qofte mes të rinjve.”

 

Martin Vickers, i deleguari i Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar është e interesuar për investime në Tiranë.

 

Advertisement

MARTIN VICKERS

PERFAQESUESI PER TREGTINE I BRITANISE SE MADHE

“Besoj që ky është një mesazh i qartë nga Mbretëria e Bashkuar, se po tregojmë një interes më të ngushtë. Shikojmë mundësi që ju mund të rrisni ekonominë tuaj. Ju keni të rinj, që janë një krah pune dinamik dhe ne do të donim të punonim ngushtësisht bashkë. Unë shpresoj që kompanitë britanike të vijnë këtu dhe të investojnë në mënyrë të sigurt, ato duhet të sigurohen që të kenë mjedisin e duhur për të punuar, çka unë mendoj se është duke marrë formë në Tiranë.”

 

Advertisement

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se investimet britanike pritet që të shtohen në të ardhmen.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy