I ftuari i parë i sezonit të ri të “Albano Show” në Vizion Plus ishte publicist Albatros Rexhaj.

Ky i fundit tha se kreu i qeverisë Edi Rama ka mbështetje të madhe ndërkombëtare. Gjithashtu, gjatë bisedës me moderatorin Albano Bogdo, tha se pas kryeministrit “fshihet” një mentor, i cili e këshillon.

Rexhaj: Alienët e mi për Edi Ramën thonë që Edi është maestro i çështjeve të përgjithshme. Edi është një njeri që ka nuhatje për gjëra, për trende dhe ka përkrahje ndërkombëtare të rëndësishme. Flitet se ka një mentor, i cili është në qendër të gjitha zhvillimeve dhe e ka shumë xhan.

Kush është mentori?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rexhaj: Po ta dinim do bëheshim milioner sepse është informacion shumë i vlefshëm. Rama po shkon drejt një mandati të katërt. Alternativa nuk ka. Nuk është faji i tij në këtë situatë. Demokracia është një lojë ku do duhet të kishte shumë zgjedhje dhe tani kemi përfunduar në një situatë ku politika ka përfunduar në monodramë. Ai tjetri duhet ta bindë popullin shqiptar që mundet ta mundë Ramën./vizionplus.tv