Albtros Rexhaj rrëfen se ka pasur momente të vështira, Albano Bogdo: Nuk po bën s*ks shumë dendur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albtros Rexhaj rrëfen se ka pasur momente të vështira, Albano Bogdo: Nuk po bën s*ks shumë dendur

Pulbicisti Albatros Rexhaj, i ftuari i parë i sezonit të ri të “Albano Show” në Vizion Plus ka ardhur me një rrëfim ndryshe. Ai ka treguar se ka pasur disa situata të vështira me të cilat është përballur, por nga kjo ka mësuar se njeriu herë pas here duhet të bëjë paqe me veten.

Rexhaj: Kam pasur disa periudha jo të lehta me veten time. Kam ardhur në përfundimin që njeriu duhet të jetë i butë herë pas here me armikun më të madh, që është vetja. Duhet të bësh paqe me veten. Erdha në përfundimin që nëse nuk e bëj këtë paqe, do vijë një ditë që do kem pasoja të cilat nuk do t’i menaxhoj. Kur e humb lidhjen me veten tënde, as alienët nuk të ndihmojnë dot. Edhe sikur të kesh një pakt shumë të madh me një forcë të mbinatyrshme nuk të ndihmon dot. Ne jemi shumë të ashpër me veten tonë dhe ato përplasjet rezultojnë në probleme, trauma, ankthe.

Gjatë bisedës nuk munguan as batutat e moderatorit Albano Bogdo.

Albano: Më duket sikur me këto gjëra që po thua nuk po bën seks shumë dendur. Po të bësh seks dy herë në ditë, nuk i thua këto./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy