
Një cift gjerman ka lëshuar sinjalin SOS , pasi kanë humbur në gadishullin e Karaburunit.
Shtetasit nga Gjermania dyshohet se kanë humbur rrugën në afërsi të gjirit te Anglezit gjatë mesditës së kësaj të enjte.
Advertisement
Delta Forcë dhe ADZM janë vënë në lëvizje për gjetjen e tyre.
Mësohet se pas tre orësh kërkim nëpër zonat e thella mbi gjirin e Anglezit në Karaburun , Delta forcë dhe Zonat e mbrojtura kanë mundur të gjejnë në gjendje te mirë shëndetësore çiftin gjerman.
Advertisement
Ata janë duke u shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij reparti.