Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta.

 

Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli Kushtetutën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi u shpreh se presidenti ka goditur Parlamentin dhe të gjithë elementët e shoqërisë.

 

“Presidenti e ka goditur fort pjesën që mban të gjallë aktivitetin ekzekutiv, jetën e njërzve, sigurinë, kufirin, pandeminë, tërmetin, ushqimin. Etj dhe ai i thotë bandë, i thotë grup kriminal. Çfarë do të bëjë ky Parlament? Do të rrijë të shohë Presidentin se si godet të gjithë elementët e shoqërisë, se si godet të gjithë të zgjedhurit?Mos harrojmë që kemi një president i cili në pikun e influencave të aleatëve të NATO-s dhe SHBA-ve godet SHBA-të, godet aleatët e kombit dhe të shtetit. Ke një president i cili bën thirrje per primivitizëm për vrasje makabre.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";