Çaushaj: Çupi ka problem me opozitën/ Përgjigjet Çupi: Jam dashnor i së djathtës…nuk e di ti!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çaushaj: Çupi ka problem me opozitën/ Përgjigjet Çupi: Jam dashnor i së djathtës…nuk e di ti!

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi, teksa po fliste për arsyet se pse kryeministri Rama mund të marrë një mandat të tretë, aktivistja Rezearta Çaushaj u shpreh se ky Çupi ka probleme me opozitën.

Në përgjigje, analisti u shpreh se në fakt e ka mbështetur, dhe i ka kushtuar gjithçka në kohët e vështira, por sipas tij, PD nuk bën dot qeverisje.

Çupi: Unë paskam probleme me Partinë Demokratike? I vetmi problem është se, më lejoni t’ju them se i kam kushtuar gjithçka atëherë kur qenë kohët më të vështira. Çështja është se ajo Parti Demokratike, edhe sikur, në atë gjendje që është sot, edhe sikur t’ja lënë mandatin e tretë, duhet të thotë: Ore jeni në vete, mua ma leni atë mandat, po se bëj unë dot atë punë. Domethënë në atë gjendje është PD. Nuk bën dot qeverisje. Ore PD këtu ka qenë. 8 vjet ishte në pushtet dhe sot s’kemi asgjë shenjë të PD-së…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy