Shabani: Rama e di edhe vetë që nuk e meriton mandatin e tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shabani: Rama e di edhe vetë që nuk e meriton mandatin e tretë

Endri Shabani, kryetar i Nisma Thurje ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku po diskutohej se a do të mundet Rama të marrë një mandat të tretë, ashtu siç po kërkon kohët e fundit.

Shabani u shpreh se edhe vetë kryeministri, sipas tij, e di që nuk e meriton mandatin e tretë.

“Normalisht, në Shqipëri ka qenë si kombinim rrethanash rastësore që ka prodhuar 8 vjet njëri, 8 vjet tjetri. Thelbi këtu është se a e meriton Edi Rama dhe një mandat tjetër. Është interesante që edhe vetë eksponenetët e partisë Socialiste, por edhe vetë Rama e di që nuk meriton një mandat tjetër. Dhe nuk e bëjnë këtë marrëdhënie as me votuesit e vet, sepse votuesi i tyre nuk do t’ja dijë për Lulzim Bashën, votuesi i tyre nuk ka votuar për Lulzim Bashën. Ka votuar për Edi Ramën dhe pret nga Edi Rama. Por, ngaqë e dinë se nuk kanë çfarë t’i ofrojnë përpiqen thonë se nuk ke më mirë se ne. Thelbi këtu është se në fund të ditës, qytetarët nuk japin mandatin, qytetarët japin votën e tyre dhe pyetja që do shtrojë është a e meriton Edi Rama votën, a e meriton Lulzim Basha votën dhe a ka një alternativë tjetër, që unë nuk besoj se është bojkoti.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy