Basha: Rama aktor estrade që në 8 vjet e la Shqipërinë në vendnumëro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Rama aktor estrade që në 8 vjet e la Shqipërinë në vendnumëro

Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se në një kohë që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumero, vazhdon dhe merret me liderin e opozitës ndonëse duhet të kërkojë falje për ato që s’ka bërë.

 

Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

 

Advertisement

.Basha thotë se Rama më shumë ngjan me një actor estrade sesa kryeministër.

 

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy