Trajneri Ilir Daja pret një dhuratë nga derbi Tirana- Partizani ditën e hënë.

Kjo edhe për shkak se përkon me 55-vjetorin e lindjes se teknikut.

Mëngjesin e kësaj të mërkure , klubi i kuq i rezervoi një surprizë të këndshme trajnerit ku së bashku me lojtarët i uroi ditëlindjen . Pas festës Daja foli për ndeshjen e kryeqytetit ku me besimin e plotë tha se gjithçka mund të ndodhë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ILIR DAJA- TRAJNER I PARTIZANIT

”Ndihem si në ditën e parë kur kam nisur punën si trajner, është një jetë e mbushur me futbollin. Dhuratat i kemi javë për javë pas çdo ndeshjeje. Dhuratën e vërtetë të 55-vjetorit shpresoj ta marr në derbi. Shpresoj që sfida ndaj Tiranës të jetë ndeshja e kthesës për ne. ”

 

Përveç Dajës edhe kapiteni Alban Hoxha u duartrokit nga shokët e skuadrës, për faktin që arriti kuotën e 300 ndeshjeve me fanellën e kuqe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ALBAN HOXHA- FUTBOLLIST I PARTIZANIT

 

” Jam shumë i lumtur që kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës time këtu . Derbi është gjithmonë i bukur dhe emocionet janë të veçanta. Nëse futemi të bindur për fitore, mund të triumfojmë. Kemi besim!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Derbi Tirana -Partizani luhet të hënën në orën 19:45 në stadiumin Air Albania .