Rikthehet derbi tjetër i madh i kryeqytetit Partizani-Dinamo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet derbi tjetër i madh i kryeqytetit Partizani-Dinamo

Derbi Dinamo-Partizani  do të ndezë  javën e katërt të superligës me një ndeshje të rikthyer pas 12 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Të kuqtë e Ilir Dajës nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë, pasi në 3 ndeshje kanë grumbulluar vetëm  dy pikë. Megjithatë tekniku i demave nuk kërkon të shtojë presionin  tek skuadra, ndërsa  tregon strategjinë për të mundur Dinamon.

 

ILIR DAJA -TRAJNER I PARTIZANIT

” Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan në grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne”

Advertisement

 

Edhe kapiteni i të kuqve Alban Hoxha u shpreh se kampionati është i gjatë dhe se Partizani i ka të gjitha gjasat për titull.

 

 ALBAN HOXHA – KAPITEN I PARTIZANIT

Advertisement

 

”Kemi lojtarë të talentuar dhe një grup të mirë. I kemi mundësitë edhe për të dalë kampionë, por kjo bëhet me punë dhe sakrificë. Kampionati është i gjatë dhe nëse jemi në një mendje e duam të punojmë, mund t’ia dalim pasi i kemi të gjitha mundësitë”

 

Nga ana tjetër dhe trajneri i nëndetëses blu Bledi Shkëmbi tha se ka besim tek djemtë ,ndonëse një ndeshje derbi të jep një tjetër emocion. Dueli Dinamo -Partizani do të luhet këtë të premte në orën 19:45 në stadiumin Elbasan Arena.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy