
Prej afro dy orësh, parlamenti po zhvillon një mocion me debat të kërkuar nga partia demokratike, për rritjen e çmimeve.
Në seancë mungon kryeministri rama, i cili ndodhet në samitin e nato-s në bruksel dhe përgjigjet po jepen nga ministrat kryesore të kabinetit.
Advertisement
Opozita bëri përgjegjëse qeverinë për shtrenjtimin e produkteve bazë, duke iu referuar sistemit të taksave, korrupsionit të lartë dhe monopoleve në treg.
Ndërsa ministrat Balluku dhe Ahmetaj, nënvizuan se kriza është e imponuar për shkak të luftës dhe qeveria po mbron shtresat më në nevojë, përmes paketës së rezistencës.
Advertisement