
Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ndodhi në fshatin Pogdorie rreth 20 km larg nga qyteti i Korçës.
Burime thanë se fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin.
Advertisement
Autori Ervin Gura u arrestua nga policia, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit të ngjarjes.