
Policia e Tiranës ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për uljen e fëmijëve të moshave të ndryshme në automjet.
Në njoftim shkruhet se fëmijët deri në 4 vjeç mund të qëndrojnë vetëm në pjesën e pasme të makinës ndërsa deri në 12 vjeç mund të ulen edhe përpara, në secilin rast duhet të jenë me rrip sigurimi.
Policia paralajmëron se shkelja e këtyre rregullave ndëshkohet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Policia Rrugore Tiranë
Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!
AdvertisementFëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!
Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
#Rrespektorregullateqarkullimitrrugor