Dëshmitë e Artan Tafanit/ Gjashtë vrasjet e zbardhura nga i penduari i drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëshmitë e Artan Tafanit/ Gjashtë vrasjet e zbardhura nga i penduari i drejtësisë

Dëshmitë e Artan Tafanit kanë “shkundur” botën e krimit, duke zbardhur dhjetra ngjarje kriminale të “pluhurosura” në dosjet e drejtësisë. Të paktën 15 urdhërarreste janë lëshuar pas dëshmisë së Tafanit, ndërsa të tjerë pritet të ekzekutohen. Dëshmitë e tij lidhen kryesisht me grupin kriminal të Lushnjës, “koka” e së cilit është Laert Haxhiu, rivali i Aldo Bares.

 

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson vrasjet e zbardhura nga dëshmitë e Tafanit. Gjashtë vrasje janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë.

 

Advertisement

Bëhet fjalë për vrasjen e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, të ekzekutuar në shtetin grek. Mbytja në rezervuar e Fridmand Xhaferrajt, eliminimi i Alban Semakut, i cili u mor peng.

 

Artur Bresha u ekzekutua me armë në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Autorët shkuan edhe pranë banesës së tij ku  qëlluan me armë në këmbë  të vëllain.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Laert Haxhiu që besohet të jetë dhe porositës i këtyre atentateve, ndodhet në Greqi, ndërsa është në “luftë” me drejtësinë për të mos lejuar ekstradimin drejt Shqipërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy