
Policia ka dalë me reagimin zyrtar për atentatin që ndodhi mesditën e sotme në Shëngjin, ku viktimë mbeti biznesmeni Ardian Nikulaj.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta, ndërsa viktima ka qenë në lokalin e tij.
Policia thotë se janë ngritur disa pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
AdvertisementJanë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.