
Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Down 3”.
Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:
Të ndaluar me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata, shtetasit:
Piro Papapetro; Petrit Arixhiu; Bledar Repa; Taulant Repa; Ermal Bezhani; Markelian Kamenica; Enea Frashëri; Gentian Koçoli; Devis Xhaholli; Martin Kosturi.
Advertisement• Të arrestuar në flagrancë gjatë këtij procedimi shtetasit:
Isuf Durmishllari; Minella Pleqi; Gjergji Renja; Ardi Sterjo; Donald Qemal; Nikola Lara.
•Të shpallur në kërkim shtetasit:
E. K; M. D; dhe E. N.Të proceduar në gjendje të lirë 24 shtetas të tjerë.
Advertisement
Gjatë operacionit “Knock Down 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 9 kilogramë kanabis;
– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;
– 9 automjete;
– 28 aparate celular;
– 6 peshore elektronike;
– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;
-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.