
Policia ka marrë në pyetje dy drejtuesit e degës së PD në Korçë, lidhur me sherrin që është zhvilluar mes tyre në ambientet e një lokali në qytetin juglindor.
Burim për Vizion Plus bëjnë me dije se kryetari i degës së PD Devis Osmani e ka mohuar ngjarjen, ndërsa kryetari i grupseksionit Eduart Topalli e ka pranuar konfliktin mes tyre.
Advertisement
Ky i fundit ka deklaruar se ka qenë Osmani ai që e ka nisur i pari konfliktin dhe e ka goditur dhe më pas ka ardhur reagimi i Topallit.
Të përfshirë në këtë konflikt kanë qenë edhe deputetë të zonës, ndësa paraprakisht raportohet se shkak është bërë ndarja e zonave elektorale.
Advertisement
Pritet të zbardhen të tjera detaje në vijim, pas dëshmive që do japin dy drejtuesit e PD-së në Korçë para uniformave blu.