
Dalin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në mesnatë në rrugën “Gani Domi” afër Maternitetit të Ri në Tiranë.
Zjarri i rënjë në bodrumin e nje shtepie private si pasojë e shperthimit të një bombole gazi, bëri të gjente vdekjen një foshnje e gjinisë mashkull vetëm 6 muajsh, ndërsa gjyshja e tij ia doli të shpetojë.
Në momentin që ka rënë zjarr , gjyshja Janulla Lilaj ka nxituar të dal jashtë shtëpisë duke qënë se po mbytej nga tymi që vinte nga bodrumi.
Mirëpo teksa ldoli jashte dhe kerkoi ndihmen e banoreve te zones, futja brenda per te rimarre nipin e saj ishte e pamundur per shkak te shtimit te flakeve dhe te tymit te madh.
Foshnja u nxorr nga shtëpia me shenja jete nga zjarrëfikësit, por humbi jetën në spital pak më vonë nga asfiksia.
Prinderit e foshnjes ne momentin kur ndodhi ngjarje nuk ishin ne shtepi.