Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë

Autorët i kishin ngritur pritë Gilmando Danit, për ta ekzekutuar atë.

Dani, i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo kishte ardhur nga Barcelona, u eliminua në atentat mafioz.

Ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) që mbeti i palgosur kishte dalë që të merrte me makinë të blinduar Danin.

“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. 

Advertisement

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.  

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy