
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi detyronte një 28-vjeçare që të kryente prostitucion. Mësohet se T. V., 38 vjeç, siguronte klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, kundrejt pagesave 150-300 euro.
Gjithashtu në pranga është vënë dhe e reja që shfrytëzohej për prostitucion. Prej katër muajsh policia kishte hetuar veprimtarinë e jashtëligjshme të dy të arrestuarve duke i shpallur në kërkim.
Advertisement
Policia ka sekuestruar gjithashtu një automjet, 4 celularë dhe një tablet.