
Deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar lidhur me situatën në Devoll, ku prej disa ditësh mungon energjia elektrike.
Spaho i bën thirrje qytetarëve të dalin të protestojnë në mënyrë që problem i tyre të dëgjohet.
Advertisement
“I gjithe Devolli ka 4 dite pa energi elektrike. Askush nuk po e ve ujin ne zjarr nga qeveria. Mungojne sherbimet me minimale per qytetaret perfshire furnizimin me uje ne mjaft zona. Bizneset ne gjendje katastrofale nga mungesa e energjise. Dilni dhe protestoni nese doni tju degjojne”, shkruan Spaho.