
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, së bashku me bashkëpronarin e kullave, Fatmir Bektashi.
Ata do të njihen me masën e sigurisë lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Advertisement
Seanca pritet të nisë në orën 13:30. Nga ana tjetër, në ambientet e SPAK ka mbërritur një përfaqësues i ambasadës së Britanisë së Madhe.