
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga katër të arrestuarit lidhur me dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve të fisit Maja.
Ineid Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj do të qëndrojnë në burg, ndërsa Kujtim Berdaku u la i lirë. Ky i fundit është pronari i lokalit në të cilin ndodhi ngjarje dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për të.
Ndërkohë tre të tjerët akuzohen për veprat penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ndëkohë policia ka arrestuar dhe katër persona të tjerë lidhur me këtë ngjarje, si dhe ka shpallur në kërkim 6 persona.
Fisi Rraja dhunoi në mënyrë barbare dy kushërinjtë, të cilët u ankuan për dëmet në banesat e tyre si pasojë e punimeve në gurore.