
Policia Rrugore e Dibrës ka bërë bilancin për 20 ditët e para të muajit Qershor gjatë të cilave nuk është shënuar asnjë aksident me pasoja në njerëz.
Gjatë këtyre ditëve policia ka pezulluar 17 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shpejtësi mbi normën e lejuar, lëvizje me mjet në sens të kundërt dhe mosrregullim i shpejtësisë në qendër të banuar.
Njoftimi:
Vijojnë masat e shtuara nga Policia Rrugore e Dibrës në çdo aks rrugor për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
AdvertisementPërgjatë 20 ditëve të para të muajit Qershor, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja në njerëz.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve për rritjen e forcës parandaluese dhe ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar shkeljet e konstatuara, nga data 01-20 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
•Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shpejtësi mbi normën e lejuar, lëvizje me mjet në sens të kundërt dhe mosrregullim i shpejtësisë në qendër të banuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 864 masa administrative dhe konkretisht:
Advertisement
140 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
97 masa administrative për parakalime të gabuara;
224 masa administrative për pushim/qëndrim të gabuar;
25 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
Advertisement
19 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
16 masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
29 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
26 masa administrative për manovra të gabuara.
Advertisement
288 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore