
Automjeti që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Etjen Nikulajt është gjetur i shkrumbuar, në afërsi të Rinasit. Sipas të dhënave të para, autorët kanë përdorur një automjeti tip “BMË” ngjyrë gri, me targa të vjedhura në kryeqytet.
Etjen Nikulaj u ekzekutua në hyrje të qytetit të Lezhës, në afërsi të zonës së quajtur “Ura e trenit”. Viktima është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.
Advertisement
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjeve, si vazhdimësi e sagës së vrasjesve mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj.
Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Advertisement