Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Duke vënë theksin te fenomeni i largimit të shqiptarëve nga vendi, Kryemadhi shkruan se sot nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen nga vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!  Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike. Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij. Le të valëvitet i lirë ndër shekuj ky flamur kuq e zi dhe të na frymëzojë në veprimet tona, përmes vlerave të përbashkimit që kanë demonstruar ata njerëz të mëdhenj që na e mundësuan këtë ditë! Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë së bashku për ta ndërtuar atë më të begatë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.