“Arsimi prioritet kombëtar! ”/ Kryemadhi: Propozimet e diskutuara për buxhetin do t’i drejtohen Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Arsimi prioritet kombëtar! ”/ Kryemadhi: Propozimet e diskutuara për buxhetin do t’i drejtohen Kuvendit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën me dije se Komisioni i arsimit pranë LSI ka diskutuar ditën e sotme rreth propozimeve në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Kryemadhi bëri me dije se propozimet do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me qëllim rikthimin e arsimit në prioritet kombëtar.

 

“Komisioni i arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar. Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë. Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tone”, tha më tej Kryemadhi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy