Dita kombëtare e aktivizmit/ Çmime për historitë e suksesit, aktori amerikan rrëfen betejën kundër bullizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita kombëtare e aktivizmit/ Çmime për historitë e suksesit, aktori amerikan rrëfen betejën kundër  bullizmit

Në ditën kombëtare të aktivizmit, ambasada e SHBA në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe atë të Shëndetësisë e përqendroi vëmendjen tek personat me aftësi ndryshe. në disa aktivitete të organizuara për këtë qëllim u vlerësuan me çmime ata që kanë pasur një histori suksesi.

 

I pranishëm ishte edhe aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e tij në serialin Breaking Bad. Ai përcolli mesazhin se pavarësisht paragjykimeve mund t´ja dalësh.

 

Advertisement

RJ MITTE

AKTOR AMERIKAN

 

 “Jemi mësuar që njerëzit të na thonë nuk mundesh. Nuk mundesh të bësh këtë as atë. Kështu që dua t´ju them që është gënjeshtër. Kjo është të mos kesh frikë për të treguar se kush je por të dukesh dhe të shihesh. Dua ti uroj të gjithë të nominuarit sepse ju bëni e diferencën jo vetëm në këtë vend por edhe në botë. Shoqëria juaj po rritet dhe me pëlqen përfshirja juaj.”

Advertisement

 

Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës  se SHBA në Tiranë u shpreh se histori e aktorit RJ Mitte është shembulli sesi ëndrrat bëhen realitet.

 

DAVID WISNER

Advertisement

 I NGARKUARI ME PUNË I AMBASADËS SË SHBA NË TIRANË

 

“Dua të theksoj që Amerika është shume më shume se holliwodi, sporti etj. Është aktivizëm dhe dua ta promovoj këtë anë të Amerikës. Aktori e  përfaqëson më së miri aktivizmin, pasi ka pasur një rol të rëndësishëm kundër bullizmit. Ka një histori personale që vlen për të gjithë, për ti bërë ëndrrat realitet.

 

Advertisement

Dita Kombëtare e Aktivizmit është një aktivitet i përvitshëm që synon të vërë në pah kontributet e aktivistëve shqiptarë nga fusha të ndryshme si dhe të theksojë shembuj të suksesshëm të qytetarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy